Xhudisti kosovar, Arbër Kullashi është ndalur në luftën e dytë në kampionatin evropian për grupmoshën U-23 që të martën përfundoi në Poreq të Kroacisë. Kullashi garoi në kategorinë deri 81 kilogramë. Ai në luftën e parë e mposhti polakun Pawel Drzymal, pas pesë minutave luftë.
Në luftën e dytë përballë Kullashit ishte spanjolli Daniel Nieto Trinidad. Kullashi fitoi pas 7:53 minuta luftë.
Por trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka ka vlerësuar se Kullashit i është bërë e padrejtë nga gjyqtari. Sipas Kukës edhe Kullashi duhet të ketë më shumë dëshirë për fitore për të pasur sukses në gara evropiane. Kosova megjithatë nuk kthehet pa medalje nga Poreqi. Të hënën Laura Fazliu e fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri 63 kilogramë. Ndërkohë Flaka Loxha e Erza Muminoviq u ndalën në luftërat e para.
Tani xhudistët do të përgatiten për ngjarjen kryesore të vitit, Evropianin për seniorë që mbahet më vonë këtë muaj. Nga Evropiani për seniorë, Kosova synon të kthehet me disa medalje.