Xhudisti kosovar Arbër Kullashi është eliminuar në luftën e parë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.
Kullashi, që garon në kategorinë deri 81 kilogramë, u mposht me “Ippon” nga algjeriani Imad-Aghiles Benazoug.
Sot garojnë edhe Akil Gjakova në kategorinë deri 73 kilogramë e Laura Fazliu në atë deri 63 kilogramë.