Sport

Kuka krenar për medaljen e 15-të si trajner në Grand Slamin e Parisit

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, është shprehur krenar me paraqitjet e xhudistëve të tij në Grand Slamin e Parisit.

Të shtunën, Akil Gjakova me të bronztën i solli medaljen e 15-të si trajner Kukës në një nga garat më të famshme të xhudos.

Kuka ka thënë se Kosova po merr medalje në Paris tash e 12-13 vjet.

“Edhe një. Grand Slam Paris 2024. Medalja nr 15 si trajner në garën më të madhe dhe më madhështore të xhudos! Kosova jonë tash e 12 apo 13 vjet merr medalje në Paris! Akil Gjakova i bronztë sot me shkëlqim të artë! Dardan Cena tri fitore të mëdha u radhit i shtati. Laura sot se kishte diten e saj por do iu kthehet shpejt medaljeve! Kosova mbi të gjitha”, ka shkruar Kuka në Facebook.

Kosova i ka dy medalje në Paris sivjet. Të premten, Distria Krasniqi fitoi të artën në kategorinë deri 52 kilogramë.

Të dielën në Grand Slamin e Parisit garojnë Loriana Kuka e Shpati Zekaj.