Kohavisioni nis transmetimet direkte të ndeshjeve kryesore të Ligës së Parë të Kosovës në futboll.
Derbin e javës së 21-të të Grupit B, ndërmjet Flamurtarit dhe Ulpianës, do të mund ta ndiqni ekskluzivisht në KTV.
Përballë njëra-tjetrës do të jenë dy skuadrat që po kërkojnë inkuadrimin në Superligë.
“Kuqezinjtë” nga kryeqyteti, që janë në vendin e dytë, do të kërkojnë ta ngushtojnë epërsinë e lideres nga Lipjani, e cila aktualisht është gjashtë pikë larg.
Flamurtari – Ulpiana, direkt në Kohavision, të shtunën nga ora 15:00.