Sport

Kthim i mahnitshëm i volejbollisteve të Skënderajt

Skenderaj - Vojelboll

Skenderaj bëri kthim të madh në ndeshjen e tretë të serisë finale të plejofit në Superligën e Kosovës në volejboll.

Të dielën mbrëma në Gjilan, Skenderaj fitoi 3:2 në sete ndaj Dritës.

Ndeshja u zhvillua para një numri të madh shikuesish.

Volejbollistet gjilanase i fituan dy setet e para. Por më pas Skenderaj barazoi në 2:2, kurse setin e pestë dhe vendimtar e fitoi 15:10.

Tani rezultati është 2:1 në të mirë të Dritës. Ndeshja e katërt zhvillohet në mesjavën e ardhshme në Skënderaj.

Skuadra që i shënon tri fitore shpallet kampione.

Tri ndeshjet e deritashme ishin dramatike dhe kështu pritet të jetë edhe ndeshja e radhës.