Kontrata e qendërmbrojtësit Mirlind Kryeziu me Zurichun skadon në fund të këtij edicioni.
Por, paraqitjet e mira në edicionin aktual në elitën e futbollit zviceran kanë bërë që Zurichu të nis bisedimet me qendërmbrojtësin e Kosovës për vazhdimin e kontratës.
Kështu ka bërë të ditur drejtori sportiv i Zurichut, Milosh Malenoviq, në emisionin “Forza!” të gazetës zvicerane “Blick”.
“Jemi në bisedime. Ai është futbollist i rritur te Zuerichu dhe ndihet mirë me ne. Ai po paraqitet mirë dhe do të shohim çfarë do të ndodh”, ka theksuar ai.
Kryeziu 27-vjeçar ka 10 paraqitje për Kosovën, ndërsa me Zurichun në edicionin aktual ka zhvilluar 15 ndeshje dhe e ka një asistim.