Sport

Kreshnik Bahtiri paralajmëron kundërshtarët në luftë për mbijetesë

Heroi i Arbërisë së Dobrajës në fitoren ndaj Feronikelit prej 1:0, Kreshnik Bahtiri është shprehur i lumtur me fitoren në këtë përballje.

Për Bahtirin këto tri pikë do të janë të rëndësishme për të mbajtur hapin në luftë për mbijetesë.

“Është një ndër golat më te rëndësishme të mi i falënderoj të gjithë lojtarët jam shumë i lumtur për këtë gol të shënuar.

Ne do të shkojmë çdo ndeshje për tri pikë këto pikë kanë rëndësi të madhe dhe shpresoj të arrijmë të mbesim në Superligë”, deklaroi Bahtiri.