Përfaqësuesja U20 e Kosovës në hendboll është ndalur në çerekfinale të Kampionatit Evropianit të Divizionit B që po mbahet në Prishtinë.
Të mërkurën, Kosova U20 humbi nga Luksemburgu me rezultat 27:22.
Luksemburgasit ishin në epërsi në shumicën e kohës.
Kosova ia doli të barazojë në 18:18, por më pas Luksemburgu shfaqi shumë më tepër për kualifikim në gjysmëfinale.
Olsi Mulaj ishte më efikasi te Kosova me shtatë gola nga 11 tentime.
Pesë gola nga shtatë tentime i kishte Amar Muqolli, ndërsa katër gola nga katër tentime i shënoi Edonis Hajra.
Portieri Olt Kabashi i kishte nëntë pritje.
Në fazën grupore, Kosova U20 e mposhti Bullgarinë, ndërsa humbi nga Finlanda.