Hendbollistët e Kosovës U18 e kanë fituar ndeshjen e parë në Kampionatin Mesdhetar.
Të hënën në Ankara të Turqisë, Kosova U18 e mposhti Malin e Zi me rezultat 23:20. Sipas FHK-së kjo është njëra prej fitoreve më të rëndësishme të grupmoshave të reja të Kosovës në hendboll.
Kosova U18 nisi ndeshjen mirë dhe periudhën e parë prej 15 minutash e fitoi 7:4. Epërsia u rrit edhe më shumë në periudhën e dytë, që përfundoi 12:9.
Mali i Zi u afrua në tri gola në periudhën e tretë, të cilën e fitoi 7:4. Por pa bërë përmbysje të rezultatit.
Në Kampionatin Mesdhetar në Ankara po paraqiten tetë përfaqësuese.