Sport

Kosova siguron një tjetër medalje në Tarragona, Gjakova në finale

Akil Gjakova ka kaluar në finale të xhudos për kategorinë deri në 73 kilogramë, duke mposhtur egjiptianin Mohamed Mohyeldin në gjysmëfinale, për t’ia siguruar Kosovës medaljen e tretë në Lojërat Mesdhetare.

Xhudisti Gjakova i sjell medaljen e tretë Kosovës pas të artave të Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovë.s


Akil Gjakova në gjysmëfinale

Akil Gjakova i ka nisur suksesshëm garat e xhudos në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018.

Xhudisti mposhti me Ippon spanjollin, Javier Ramirez, në kategorinë - 73 kilogramë.

Gjakova raundin e parë e kaloi pa luftë.