Përfaqësuesja në futboll edhe për ndeshjen me Turqinë përgatitjet do t'i zhvillojë në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.
Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki ka vendosur që ekipin e tij për katër ditë ta përgatisë në stadiumin "Agron Rama" në Obiliq.
Grumbullimi i Kosovës, në mungesë të një ndeshjeje miqësore, do të nisë më 5 dhe do të mbyllet më 11 qershor, kur edhe do ta zhvillojë ndeshjen e gjashtë eliminatore për kampionatin botëror "Rusia 2018".
Vetëm stërvitjen e fundit para ndeshjes me Turqinë, do ta zhvillojë në Shkodër, ku edhe do ta luhet ndeshja. Edhe dy ndeshjet e kaluara, ato kundër Kroacisë e Islandës, në mungesë të një stadiumi modern në Kosovë, Përfaqësuesja i luajti në Shkodër. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.