Hendbollistet e Kosovës e kanë mbyllur rrugëtimin në kualifikimet për Kampionatin Evropian të këtij viti. Kosova të dielën pësoi tjetër disfatë nga Polonia. Të dielën në ndeshjen e zhvilluar në Zielona Gora, Kosova pësoi disfatë me rezultatin 28:17.
Pjesa e parë përfundoi 15:9 në të mirë të polakeve.
Të premten në Prishtinë, Kosova pësoi nga Polonia me rezultatin 34:27. Kapitenia Leonora Demaj shënoi katër gola, ndërsa Mirela Gjikokaj realizoi tri gola. Nga dy gola i shënuan ArlindaHajdari, Albina Rugova Tahirukaj dhe Suzana Ujkiq. Nëntë gola i shënoi për polaket, Magda Balsam.