Sport

Kosova pa medalje në Botërorin e xhudos

Kosova ka mbetur pa medalje në Botërorin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Shpresa e fundit e ekipit kosovare ishte Loriana Kuka, por xhudistja u mposht në meçin e saj të parë.

Ajo humbi nga sllovenia Klara Apotekar.

Ditë më parë, nga ky kampionat u eliminuan edhe dy xhudistet tjera Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, ndërsa pa medalje mbeti edhe xhudisti Akil Gjakova.