Sport

Kosova në Hagë me tre garues, pushojnë Kelmendi e Gjakova

Nga e premtja do të nisë GrandPrixi i xhudos në Hagë të Holandës, ku Kosova do të paraqitet me tre garues.

Distria Krasniqi, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova do të synojnë medalje të reja dhe pikë olimpike, teksa nga kjo garë do të pushojnë Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova.

Krasniqi do të garojë në kategorinë deri në 48 kilogramë, Kuka deri në 78 e Gjakova deri në 73.

Gara nis të premten dhe përfundon të dielën.

Kujtojmë se në dy javët e fundit, xhudoja ia solli Kosovës dhjetë medalje.

{gallery}