Sport

Kosova kthehet pa medalje nga Botërori i xhudos

Kosova ka përmbyllur pa medalje kampanjën në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest.

Garuesja e fundit e Kosovës, Nora Gjakova u eliminua në rrethin e tretë të garës për kategorinë deri në 57 kilogramë.

Sot u eliminua edhe Akil Gjakova ndërsa dje është eliminuar Kampionia Olimpike Mjalinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi.