Përfaqësuesja e Kosovës ka përfunduar stërvitjen e parë para ndeshjes me Greqinë në ‘’Fadil Vokrri’’ më 5 shtator, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2022.
Në stërvitjen e sotme morën pjesë 13 futbollistë, ata që nuk patën minutazh në ndeshjen e djeshme ndaj Gjeorgjisë.
Ndërkohë ata që u paraqitën ndaj gjeorgjianëve nuk ishin të pranishëm në stadium.
Kosova aktualisht mban pozitën e tretë në grup me tre pikë, një më shumë se Greqia dhe dy më shumë se Gjeorgjia. Spanja ka vendin e dytë me shtatë pikë, ndërsa Suedia është e para me nëntë sosh.