Sport

Kosova i afrohet një tjetër medaljeje në Evropian

Xhudistja kosovare, Loriana Kuka, ka siguruar gjysmëfinalen në Kampionatin Evropian U23 që po mbahet në Hungari.

Pa probleme, garuesja që merr pjesë në kategorinë deri 78 kilogramë eliminoi Fanni Tothin nga Hungaria në rrethin e parë, më pas Ilona Lucassenin nga Holanda.

Në gjysmëfinale, Kuka përballet me Giorgia Stangherlinin e Italisë.

Dje në këtë kampionat, Akil Gjakova ia siguroi Kosovës të artën.