Sport

Kosova befason në Turqi, tri xhudiste në finale të turneut

12:31 -Bllokun e parë të garave e ka mbyllur xhudistja Fjolla Kelmendi, e cila ka kaluar në finale të turneut që po mbahet në Antalya të Turqisë.

Kelmendi i është bashkuar Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës, të cilat tashmë kanë siguruar ndeshjet në finale nëpër kategoritë e tyre.

Kelmendi mposhti garuesen izraelite Tamar Malca.


Distria Krasniqi siguron të argjendtën, në garë për të artën

12:05 - Distria Krasniqi ka kaluar në finale të Grand Prix që po mbahet në Antalya të Turqisë.

Xhudistja kosovare mposhti garuesen Babamuratova në gjysmëfinale, për të siguruar medaljen e argjendtë dhe tani është në garë për të artën.

Në finale për kategorinë deri në 57 kilogramë gjendet edhe Nora Gjakova, e cila mposhti amerikanen Akiyama në gjysmëfinale.


Gjakova në gjysmëfinale

11:07 - Nora Gjakova ka kaluar në gjysmëfinale të turneut që po mbahet në Antalya, duke mposhtur garuesen Kseniia Beldiagia.


Distria Krasniqi mposht me lehtësi xhudisten ruse

10:36 - Distria Krasniqi ka mposhtur me lehtësi xhudisten ruse Sofia Chistanova.

Xhudistja nga Kosova ishte e lirë në rrethin e parë ndërsa rusen për më shumë se një minutë e eliminoi nga Grand Prix që po mbahet në Turqi.


Rrugëtimi i Kosovës drejt medaljeve në Antalya nis me fitore

Fjolla Kelmendi ka nisur me fitore rrugëtimin e ekipit të Kosovës drejt medaljeve në Grand Prix që po mbahet në Antalya të Turqisë.

Kelmendi në raundin e parë mposhti britaniken Kimberley Renicks, transmeton Koha.net.

Nora Gjakova e Distria Krasniqi garojnë sot, ndërsa janë bartëset e para në kategoritë e tyre, 57 kilogramë dhe 52 kilogramë. Në kategorinë deri 52 kilogramë janë 18 garuese, ndërsa në atë deri 57 kilogramë 16 garuese.

Nora Gjakova, Distria Krasniqi e Akil Gjakova së fundi kanë garuar në turneun Grand Slam të Parisit, më 10 shkurt. Pos tyre në turneun që mbahet në qytetin bregdetar turk do të garojnë edhe Loriana Kuka, Fjolla Kelmendi e Leutrime Krasniqi.

Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, është ende duke u rikuperuar pas operacionit në gju. Ajo pritet të kthehet në verë.