Sport

Konyasporit nuk i mjaftojnë dy asistimet e Cikalleshit

Sokol Cikalleshi i kishte dy asistime për Konyasporin, që megjithatë u mposht 3:2 nga Bashakshehiri. Ndeshja e së dielës i takoi xhiros së 23-të të Superligës së Turqisë.

Sulmuesi i Shqipërisë, Cikalleshi, asistoi në minutën e tetë dhe të 14-të për Louka Prip që shënoi golat për 2:0.

Por mysafirët u përgjigjën me tri gola në pjesën e dytë për të fituar pikët e plota. Te Konyaspori debutoi Valon Ethemi që luajti prej minutës së 68-të.

Cikalleshi ka tetë gola e katër asistime në 19 paraqitje këtë edicion.

Konyaspori është i parafundit me vetëm 21 pikë.