Sport

Kombëtarja po udhëheq 2:1, por pëson gol të veçantë

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll po udhëheq 2:1 ndaj Kazakistanit. Sokol Çikalleshi e Ardian Ismajli kanë shënuar për kuqezinjtë.

Por goli i pranuar nga Shqipëria është i veçantë. Menjëherë pas golit të Ismajlit, lojtarët e Kazakistanit realizuan për 2:1, madje me gjuajtje prej gjysmës së fushës. Me të nisur topin nga mesi, Aibol Abiken e befasoi Etrit Berishën që ende nuk ishte në portë.