Sport

Kolshi ka zbuluar trekëndëshin që sipas tij vendos për trofe

Ish-portieri i disa skuadrave të Kosovës, Granit Kolshi ka zbuluar trekëndëshin që sipas tij vendos për trofe. Ai ka thënë se matematikat për fituesin e titullit dhe trofeun e Kupës po i bëjnë Prishtina, Llapi dhe Drita. Kolshi ka thënë se ka informata se Drita do të dalë kampione, Prishtina nënkampione, ndërsa Llapi do ta fitoj Kupën. Liderin e ri, Ballkanin e ka përjashtuar nga matematikat. Llapi është në finale të Kupës dhe përballë do ta ketë Dukagjinin e Ligës së Parë.

“Unë jam person që jam në rrjedha të futbollit të Kosovës. Kam parë çdo ndeshje prej se ka filluar ky edicion. Ndeshjete fundit po më fusin në dyshime edhe pse kjo ndeshje Drita – Prishtian i dha vulë. Llapi, Prishtina dhe Drita e kanë bërë kalkulimin kryesor se kush të dalë në Evropë e kush jo. Më së keqi po e pëson Ballkani. Ka matematika që nuk do t’i konvenojnë Ballkanit. Po bëhen vazhdimisht kurdisje të mëdha, nuk e di pse prokuroria nuk po merr masa. Ka edhe në Ligën e Parë”, ka thënë Kolshi të dielën ku edhe jeton në emisionin Sporti Total të KTV-së. Kolshi ka vite që është duke jetuar në New Yourk, ndërsa ai ka qenë i pari që ka denoncuar një ndeshje të kurdisur. Bëhet fjalë për ndeshjen e vitit 2010 në mes Fushë Kosovës dhe Ulpianës. Kolshi atëbotë ishte portier i Fushë Kosovës.

“Vitin e kaluar çka ka ndodhur me Fushë Kosovë dhe javën e kaluar me Vushtrria kundër Vëllaznimit. E njëjta ka ndodhur si procedura e Fushës Kosovës. Fushë Kosova pse e ka futur me katër kartonë e ka larguar nga liga. Njëjtë ka ndodhur javën e kaluar në Vshtrri, kur Vëllaznimi ka marrë tri pikë. Po më habitë pse nuk po merren për bazë këto. Nuk e di pse nuk po ngritët një lojtar i Kosovës siç jam ngritur unë. Nuk e di pse kanë frikë. Unë kam qenë i kërcënuar, por falënderoj familjen e madhe që më kanë përkrahur dhe unë nuk kam frikë”, është shprehur Kolshi. “Në ndeshjen Fushë Kosova – Ulpiana edhe e vendosëm të mos e lëshojmë lojën. Kryesi patën hyrë në zhveshtore dhe më kërkuan të lëshojnë lojën. Unë Hivzi Ahmeti, Burim Shala dhe të tjerët kemi kundërshtar, madje kryesia patën konflikt me Sunaj Keqin dhe ne u detyruam të lëshojnë lojën. Kur përfundova, kam pasur problem të gjejë ekip. Mentor Miftari ka qenë trajner dhe nuk më ka lejuar të hyjë në ekip. Ishte Feronikeli që më hapi derën dhe kam filluar të vazhdoj karrierën time.

Ai ka dyshime që edhe sa ishte pjesë e Feronikelit, ka pasur kurdisje. Por, sipas tij, nuk ka qenë i njoftuar.

“Ndoshta edhe në Feronikel ka pasur kurdisje, por unë nuk e kam ditur. Drita – Feronikeli ka qenë dhe e keni parë që kam bërë çmos. Të gjithë thoshin se ka qenë e kurdisur, por unë jo. Kam fakte edhe më shumë, por nuk dua t’i tregoj, jo pse frikësohen, por Prishtina ka bërë më së shumti matematika. Nëse dalin më demantojnë, dal sërish të flas. Në kohën kur kam qenë pjesë e Prishtinës e kam parë çfarë matematika kanë bërë. Ata e dinë më mirë, por federata dhe prokuroria të dalin të bëjnë më shumë. Nuk e di a është Federata e korruptuar si këta. Po ndodhin çdo gjë dhe e rrëzojnë vetëm Fushë Kosovën. Pse nuk e rrëzojnë Prishtinën, Dritën apo Llapin. Janë këto tria që po e bëjnë matematikën për ta rrëzuar Ballkanin. Unë e tregoj vetëm të vërtetën. Prokuroria dhe Federata duhet të marrin vendime më të forta”, ka thënë Kolshi.

Kolshi ka ftuar edhe Erdin Hashanin që të jetë bashkëpunues.

“Edhe unë dua Erdinin ta pyes. Edhe ti Erdin ke luajtur në shumë ndeshje të Superlgiës dhe është mirë të tregosh edhe ti diçka, tash pasi e ke përfunduar karrierën”, thotë Kolshi.

Edhe Hashani ka pranuar se ka kurdisje të ndeshjeve. Por, ai insiston se nuk ka pranuar të luaj në ndeshje të lëshuara. Edhe Hashani ka luajtur në shumë skuadra të Superligës në futboll.

“Nuk kam luajtur ndeshje të kurdisura, e kam quar flamurin, por unë kur e kam ditur, nuk kam luajtur për dallim prej teje, pra e kam marrë vesh më herët dhe nuk kam luajtur”, ka thënë Hashani.

Kolshi i ka bërë thirrje në adresë të prokurorisë që të hetoj Prishtinën, Dritën dhe Llapin.

“Mua më kanë futur për t’ia dëshmuar tjerëve se Graniti nuk luan ndeshje të kurdisura, flas për ndeshjen Drita – Feronikeli. Kam pasur kërcënime, por nuk jam frikësuar, sepse e dini se sa shumë kam mbrojtur atë ndeshje. Për prokurorin dua t’i tregoj një gjë. Dua t’i them t’i kontrolloj këto tri ndeshje, edhe pse Ballkani nuk ka asnjë marrëveshje. Drita është kampione, Prishtina nënkampione, kurse Llapi fitues i Kupës”, ka thënë Kolshi.