Sport

Kolni i ofron kontratë të re Paçaradës

Leart Paçarada

Mbrojtësi i Kosovës, Leart Paçarada, mund të mbetet pjesë e Kolnit edhe pas vitit 2026. Te skuadra gjermane planifikojnë vazhdimin e kontratës me mbrojtësin e krahut të majtë. Kështu ka njoftuar gazeta e madhe gjermane “Bild” të martën.

“Klubi beson se Paçarada është i aftë të luajë në Bundesligë dhe planifikon zgjatjen e kontratës së tij përtej vitit 2026”, shkruan “Bild”.

30-vjeçari iu bashkua Kolnit në verën e vitit 2023. Ai këtë edicion është lojtari me më së shumti paraqitje te Kolni. Ka kontribuar me tetë asistime, në  33 ndeshje në Bundesligë dhe për Kupë të Gjermanisë. 

Me Kolnin, Paçarada ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.

Kolni është në garë për t’u kthyer në Bundesligë. Zë vendin e parë me 54 pikë. Kanë mbetur edhe tri ndeshje deri në fund të edicionit aktual.