Sportisti më i mirë i vitit – Akil Gjakova (xhudo)

Sportistja më e mirë e vitit – Distria Krasniqi (xhudo)

Punëtor sportiv i vitit - Driton Kuka

Mirënjohje e veçantë - Përfaqësuesja e Kosovës në karate (femrat)

Çmimi "Majlinda Kelmendi" - Përfaqësuesja e Kosovës në futboll për lojtarë me gjymtyrë të amputuara

Mirënjohje për vepër jetësore - Erdogan Celina

Klubi më i mirë i vitit (meshkujt) - KF Ballkani (futboll)

Klubi më i mirë i vitit (femrat) - KHF Istogu (hendboll)

Sportisti më i mirë i ri i vitit - Ensar Badallaj (boks)

Sportistja më e mirë e re e vitit - Lonisa Reka (mundje)

KOHA shpall më të mirët, nis ceremonia “Sportisti i Vitit 2023”
Ka nisur ceremonia e KOHËS për shpalljen e sportistëve më të mirë të vitit 2023 në Kosovë.
Ky edicion i “Sportistit të Vitit” është i veçantë, jubilar. Për të 25-n herë shpallen sportistët më të mirë. Shpallja e më të mirëve të vitit është përmbledhje e sukseseve gjatë 12 muajve dhe KOHA mburret me traditën më të gjatë në vend për shpalljen e sportistëve të dalluar që nga viti 1997.
Redaksia e Sportit të KOHËS i ka bërë nominimet, ndërsa juria që ka votuar ishte e përbërë nga njerëz të sportit dhe me bagazh në këtë lëmi.
Juria e këtij viti përbëhet nga Linda Shala, e cila është kryetare tradicionale e jurisë dhe nënkryetare e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK). Pastaj është Afërdita Fazlija (zëvendësdrejtoreshë e Departamentit të Sportit në MKRS), Kushtrim Krasniqi (udhëheqës i Departamentit të Mediave në Komitetin Olimpik të Kosovës), Kemajl Goca (gazetar i sportit në “Bota Sot”) dhe gazetar i sportit në KOHË, Tahir Sopi.
Është vendosur të nominohen vetëm sportistët që aktivitetin, përkatësisht stërvitjet i zhvillojnë në Kosovë.
Të nominuarit
Sportistja më e mirë e re e vitit
Lonisa Reka (mundje)
Malvina Haziri (basketboll)
Sidorela Dodaj (xhudo)
Sportisti më i mirë i ri i vitit
Ensar Badallaj
Elvir Gashijani (futboll)
Blin Kuka (xhudo)
Klubi më i mirë i vitit (femrat)
EP Hajvalia (futboll)
KBF Bashkimi (basketboll)
KHF Istogu (hendboll)
KVF Drita (volejboll)
Klubi më i mirë i vitit (meshkujt)
KF Ballkani (futboll)
KB Peja (basketboll)
KH Besa Famgas (hendboll)
KV Peja (volejboll)
Prishtina 01 (futsall)
Sportistja më e mirë e vitit
Nora Gjakova (xhudo)
Distria Krasniqi (xhudo)
Laura Fazliu (xhudo)
Lumbardha Misini (futboll)
Arbnore Përquku (basketboll)
Loresa Avdyli (volejboll)
Albina Rugova (hendboll)
Sportisti më i mirë i vitit
Nazmi Gripshi (futboll)
Lumbardh Dellova (futboll)
Akil Gjakova (xhudo)
Drilon Hajrizi (basketboll)
Egzon Gjuka (hendboll)
Muhamet Ramadani (atletikë)
Bashkim Bajoku (boks)
Dardan Cena (xhudo)