Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, ka përmbyllur një vit shumë të suksesshëm.

Zhegrova ka shkëlqyer te skuadra franceze Lille, ndërsa bëri bujë sidomos me paraqitjet në Ligën e Kampionëve. Ndër të tjera, u shpall lojtar i ndeshjes në sfidën ndaj Real Madridit, skuadër e mbushur me yje të futbollit.
Zhegrova kishte paraqitje të mira edhe te Kosova.
KOHA ka vendosur që Edon Zhegrova të jetë njëri prej të shpërblyerve në “Sportisti i Vitit 2024”. Për të mediumi ynë ka ndarë “Mirënjohje të Veçantë”.

KOHA ka vendosur që sportistët më të mirë të vitit të shpallen vetëm ata që aktivitetin e zhvillojnë në vend, pra sportistët që janë pjesë e klubeve kosovare. Por pa harruar asnjëherë sportistët nga Kosova që zhvillojnë aktivitetin në vende të tjera. Këtë herë prej të gjithë sportistëve që zhvillojnë aktivitete në vendet e tjera është veçuar Zhegrova.
Ai ka pranuar çmimin dhe është shprehur falënderues, duke premtuar suksese edhe më të mëdha në vitin 2025.