Regjisori i shpërblyer me Oscar, Spike Lee, që vlerësohet edhe si markë mbrojtëse e New York Knick, nuk do të shkojë me në “Madison Square Garden” për të përcjellë ndeshjet e basketbollit.
Lee ka vendosur të mos jetë më në ndeshjet e skuadrës së tij të zemrës pas gati 30 vjetëve, pasi të hënën u maltretua nga sigurimi në “MSG”.
Tifozi besnik i Knicks, sikur edhe në të shkuarën, shfrytëzoi hyrjen e pasme, atë për punëtorët e palestrës që të futet brenda në të, por përnjëherë u nxor nga ashensori që dërgon në palestër.
Lee thotë se për gati 30 vjet ka shfrytëzuar “Hyrjen 33”, përmes të cilës futen edhe pjesëtarët e mediave, të punësuarit në palestër dhe personat me aftësi të kufizuara.
“Më arrestoni sikur vëllanë tim Charles Oakley”, u tha Lee anëtarëve të sigurimit, duke iu referuar ish-lojtarit të Knicks, i cili ishte arrestuar në ulëset VIP për shkak të një incidenti.
Incidenti i Lees me sigurimin, shpejt u bë viral në rrjetet sociale, ndërkohë klubi Knicks reagoi menjëherë, duke thënë se tifozit i kanë sugjeruar disa herë që të shfrytëzojë hyrjen për persona të njohur, gjë që regjisori e demantoi.
“Futem nga ajo hyrje për gati 30 vjet, pse nuk më kanë ftuar e të më thonë se më nuk mund ta shfrytëzoj”, ka thënë Lee. “Betohem në varret e nënës dhe vëllait se po gënjejnë”.
Knick, përmes një komunikate, tha se të dy palët kanë sqaruar gjithçka, pasi tifozi është takuar me presidentin e klubit, James Dolan.
“Dolan më shqetësoi”, tha Lee.
Mediat amerikane shkruajnë se ai shpenzon rreth 300 mijë dollarë për biletë vjetore VIP për ndeshjet e New York Knicks, që i bie se për 28 vjet, ka harxhuar ndoshta rreth 10 milionë dollarë.
Lee ka treguar se skuadra rivale e qytetit, Brooklyn, e ka kontaktuar menjëherë.
“Kjo nuk do të ndodhë. Knicksave u dëshiroj fat”, ka thënë Lee.
Director Spike Lee denied entry to MSG. Rumors are circulating that MSG CEO James Dolan didn’t want the famed director to enter. #SpikeLee #MSG pic.twitter.com/0gZVaHDXBP
— BroTalkLive (@BroTalkLivePod) March 3, 2020