Klubi i hendbollit Ulpiana në konkurrencë të femrave, ka përmbyllur rrugëtimin e këtij stinori, duke e siguruar ngritjen në Superligë pas 12 fitoreve të njëpasnjëshme.
Skuadra nga Lipjani nuk pësoi në asnjë ndeshje të stinorit.
“Tashmë kemi përmbyllur rrugëtimin tonë në Ligën e Parë. 12 fitore dhe asnjë humbje, falë trajnerit Tefik Retkoceri dhe lojtareve të klubit, të cilat në çdo lojë kanë dhënë më të mirën nga vetja e tyre. Me plot mund dhe meritë arritëm këtu ku jemi sot, në vend të parë të tabelës”, thuhet në njoftimin e klubit të hënën.