Sport

Kloppi e lë Diazin të vendosë nëse do të luajë

Jurgen Klopp

Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp, do ta lejojë Luis Diazin të vendosë nëse do të jetë i gatshëm për lojë në vikend, pas kidnapimit të prindërve të tij në Kolumbi.

Kloppi ka konfirmuar se Diazi, 26-vjeçar, u kthye në stërvitje të mërkurën, derisa “të kuqtë” po bëhen gati të luajnë kundër Lutonit të dielën.

Luis Manuel Diaz dhe gruaja e tij u kidnapuan të shtunën. Nëna e Diazit u gjet në Barrancas, por babai i tij ende nuk është gjetur.

Grupi i kidnapuesve ka thënë se babai i tij do të lirohet në ditët në vijim.

Diazi mungoi në fitoren e Liverpoolit 3:0 ndaj Nottingham Forestit të dielën.

Ai mungoi edhe të mërkurën në Kupën EFL, në fitoren ndaj Bournemouthit.