Sport

Kjo që ka bërë Iago Aspas po vlerësohet të jetë gjeniale

Iago Aspas është lavdëruar për shfaqjen e një niveli të lartë të inteligjencës futbollistike, pasi u duk se mori karton të verdhë qëllimisht mbrëmë në ndeshjen ndaj Valencias.

Reprezentuesi spanjoll shënoi golin e parë të ndeshjes për Celta Vigon në humbjen 2-1 ndaj Valencias, por pësoi një lëndim teksa po festonte.

Ndërsa ai u rrethua nga shokët e skuadrës për të festuar, Aspas e kuptoi menjëherë se ishte i lënduar.

Ai e dinte që kishte katër kartonë të verdhë, një larg pezullimit, dhe kështu hoqi fanellën, përpara se të binte në tokë dhe të kërkonte zëvendësimin.

Kartonat e Aspasit tani do të freskohen pas ndeshjes me Mallorcan dhe veprimi i tij është vlerësuar si i një “mendje gjeniale”.