Sport

Kjo është arsyeja e shtyrjes së ndeshjes Arsenal – Nottingham Forest

Ndeshja mes Arsenalit dhe Nottingham Forestit në xhiron e parë të Premier Leagues është shtyrë për gjysmë ore.

Duhej të niste në orën 13:30 në “Emirates Stadium”.

Një numër i madh i tifozëve kanë qenë jashtë stadiumit.

Grumbullimi i tifozëve jashtë stadiumit është bërë për shkak të problemeve me sistemin e ri të biletave në hyrje të stadiumit.

Më pas u mor vendimi që ndeshja të shtyhej për gjysmë ore.