Sport

Kida i lumtur me fitoren, vlerëson lart Hazrollajn

Trajneri i Malishevës, Qëndrim Kida, i është gëzuar shumë fitores me rikthim të rezultatit ndaj Feronikelit 74.

Ai ka lavdëruar gjithë lojtarët, në veçanti Drilon Hazrollajn, i cili shënoi dy gola.

“Ishte ndeshje e vështirë, pas dy ndeshjeve të vështira për një kohë të shkurtër. Luajtëm me një kundërshtar që vendosi të mbrohej dhe bënte presion. Kam besuar në këta djem dhe kemi pritë që të dalim me rezultat pozitiv. Mënyra se si Hazrollaj po luan, e bën lojtar që gjithmonë po na sjellë pikë. Por, edhe ai ndihmohet nga lojtarët tjerë. Detajet po na ndihmojnë dhe ai po paraqitet kur ne kemi nevojë”, ka thënë Kida pas ndeshjes për “ArtMotion”.