Sport

Kasami rikthehet në Itali

Mesfushori Pajtim Kasami është rikthyer në Itali pas 12 vjetësh. Mediumet italiane kanë raportuar të mërkurën se Kasami do të jetë pjesë e Sampdorias, ekip që bën gara në Serie B. Mësohet se Kasami tashmë ka kaluar me sukses kontrollimet mjekësore dhe do të prezantohet brenda kësaj jave kur edhe ta firmos kontratën.

Ai pritet të firmos kontratë njëvjeçare me opsionin e rinovimit.

Te Sampdoria, Kasami do të transferohet si lojtar i lirë pasi muaj më parë i skadoi kontrata me Olympiacosin e Greqisë. Kasami edhe më herët ka luajtur në Itali, ku ishte pjesë e skuadrës së Palermos, tek e cila luajti për një edicion përpara se të largohej në vitin 2011. Gjatë karrierës, Kasami ka qenë pjesë e skuadrave si Basel, Sion, Nottingham Forest, Fulham, Luzern e Bellinzona. 31-vjeçari ka edhe 12 paraqitje dhe 2 gola të shënuar me Përfaqësuesen e Zvicrës.