Mesfushori Pajtim Kasami ka gjasa të mëdha që të largohet nga Sioni gjatë afatit kalimtar të janarit, kanë raportuar të martën mediumet zvicerane.
Kasami ka kontratë me Sionin deri në fund të këtij edicioni, por së fundi ka refuzuar rinovimin.
Mësohet se drejtuesit e klubit duan ta shesin Kasamin, në mënyrë që ai të mos largohet pa dëmshpërblim në verë.
“Muajin tjetër do të shoh se çfarë do të ndodhë. Besoj se në janar do të dihet përfundimisht nëse do të vazhdoj të jem pjesë e Sionit, ndonëse ofertat nuk mungojnë”, ka thënë Kasami.
Ai këtë edicion ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar dy herë në 20 paraqitje për Sionin, ekip të cilit iu bashku në verën e vitit 2017.
Kasami karrierë ka bërë edhe tek Olympiacosi, Nottingham Foresti, Fulhami, Luzerni, Palermo e Bellinzona.