Sport

Kasami drejt Fenerbahçes

Mesfushori Pajtim Kasami mund të bëhet së shpejti bashkëlojtar me Vedat Muriqin. Për Kasamin interesim po shpreh gjiganti turk i futbollit, Fenerbahçe, raportoi të mërkurën sajti “fanatik.com.tr”.

Kasami 27-vjeçar aktualisht është lojtar i Sionit në Superligën e Zvicrës, ndërsa me këtë skuadër ka kontratë deri në vitin e ardhshëm, raporton “Koha Ditore”. Ai gjatë karrierës ka luajtur për skuadra si Bellinzona, Palermo, Fulham, Luzern, Olympiacos dhe Nottingham Forest.

Te Sioni është prej vitit 2017. Si i ri Kasami është zhvilluar edhe te Liverpooli e Lazio.

Kasami ka kohë që nuk ftohet nga Zvicra dhe për këtë është i interesuar të luajë në ndonjë skuadër të njohur, që të kthehet në përfaqësuese.