Një nga basketbollistët më të mirë në histori, Kobe Bryant, ka vdekur në moshën 41-vjeçare.
Ai vdiq si pasojë e një aksidenti me helikopter në Kaliforni.
Bryant që kaloi 20 vjet karrierë në NBA dhe fitoi pesë tituj kampioni do të mbahet mend për shumëçka në basketboll.
Kjo është karriera e tij në numra:
1 - Numri i çmimit Lojtari më i Vlefshëm. Ai e fitoi këtë çmim në sezonin 2007-08.
2 - Numri i çmimeve MVP Finals që e ka fituar Kobe, më 2008-09 dhe një sezon më pas. Po ashtu është numri i medaljeve olimpike që ai kishte fituar me Amerikën, më 2008 dhe 2012.
4 – KA fituar katër çmime MVP All-Star
5 – Ka fituar pesë tituj kampioni
9 – Është paraqitur në ekipin më të mirë mbrojtës në NBA nëntë herë
11 – Kobe është përfshirë 11 herë në ekipin më të mirë të NBA
15 – Kaq herë ai startoi në ndeshjen All-Star Game
16 – Ai u paraqit në NBA në ditën e Krishtlindjeve 16 herë
18 – Bryant u përzgjodh 18 herë për ndeshjen All-Star
20 – Ka kaluar 20 sezone me një klub të vetëm
25 – Në 25 ndeshje ai arriti të realizonte së paku 50 pikë
60 – Numri i pikëve që ai i realizoi në ndeshjen e fundit në karrierë, ndaj Utah Jazz
81 – Kur Lakers mposhti Toronton më 2006, Bryant realizoi 81 pikë
5,640 – Bryant ka shënuar 5640 pikë në NBA Playoffs
33,643 – Që nga debutimi më 1996-97, Kobe ka realizuar 33643 pikë
48,655 – Kaq minuta ai u paraqit në parket në NBA