Prishtina dhe Drita do të jetë ndeshja kryesore e xhiros së 17-të në elitën e futbollit kosovar.
Të dielën në ndeshjen e vetme që nis në orën 13:30, stadiumi “Fadil Vokrri” në kryeqytet do të jetë arenë pritjeje për kampionen dhe nënkampionen e Kosovës.
Prishtina do të jetë pa Besart Berishën dhe Kristi Vangjelin, të cilët janë larguar nga skuadra dhe kanë shkëputur kontratat me marrëveshje të dyanshme.
Prishtina pas largimit të trajnerit Zekirija Ramadani është këndellur nën drejtimin e trajnerit të ri, Abdullah Ibrakoviq. Trajneri boshnjak e ka udhëhequr skuadrën drejt tri fitoreve e një barazimi. Megjithatë, për kundërshtar ka pasur Dukagjinin, Feronikelin e Ulpianën në Superligë, kurse në Kupë e eliminoi Besën e rangut të dytë të futbollit kosovar.
Të dielën do ta ketë testin e parë të vështirë, pasi përballë do ta ketë Dritën, e cila e ka mbrojtjen më të mirë në ligë aktualisht me 10-të gola të pranuar.
Prishtina është e pesta në tabelë me 24 pikë, katër më pak se Drita e vendit të tretë.
Të dielën në orën 13:00 do të zhvillohet edhe dueli mes Ulpianës dhe Feronikelit.
Ndërkohë, të shtunën luajnë Drenica – Ballkani, Gjilani – Malisheva dhe Dukagjini Llapi.