Nora Gjakova ka një pjesë të madhe të meritave që evropiani i vitit 2017 në xhudo është më i suksesshmi për Kosovën deri më tash.
Kosova të premten ka mbyllur garimin në Evropianin që po mbahet në Varshavë, ndërsa ka fituar një medalje të artë me Majlinda Kelmendin, një të bronztën me Norën, një vend të shtatë me Distria Krasniqin dhe një vend të nëntë me Akil Gjakovën, shkruan sot Koha Ditore.
Nora Gjakova ka fituar për herë të tretë rresht medalje në Evropian, pos as këtë herë nuk ka mundur të bëjë hapin e fundit, të kalojë pengesën e fundit, përkatësisht të arrijë në finale.
Për herë të tretë është ndalur në gjysmëfinale, por më pas ka reaguar me fitore dhe ka fituar të bronztën. Kështu i ndodhi në Lojërat Evropiane të vitit 2015, që u mbajtën në Baku, garë që u llogarit edhe si evropian i xhudos.
Situatë e njëjtë ishte edhe vjet në Kazan të Rusisë dhe me të njëjtin skenar Nora arriti te bronzi edhe të enjten në Varshavë...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.