Sport

Juventusi konfirmon Pirlon e Ronaldon për sezonin tjetër

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo dhe ylli Cristiano Ronaldo nuk do të largohet nga ekipi italian përkundër sezonit të dobët. Kështu, ka paralajmëruar nënkryetari i Juventusit, Pavel Nedved të mërkurën për mediumet italiane.

Në fakt, Nedved kanë insistuar se si Pirlo ashtu edhe Ronaldo do të mbeten pjesë e Juventusit edhe për sezonin e ardhshëm. Pirlo 41-vjeçari e mori drejtimin e Juventusit para fillimit të këtij sezoni dhe nuk pati ndonjë sukses pasi u eliminua në 1/8 e finales së Championsit kurse në kampionat është dhjetë pikë prapa liderit, Interit. “Pirlo është dhe do të jetë trajner i Juventusit, kjo është 100 për qind e sigurt. Ne i qëndrojmë besnik këtij projekti edhe pse e kemi ditur se do të ketë vështirësi. Jemi shumë të qetë dhe jemi në rrugën që kemi dashur. Pirlo ka të gjitha për t’u bërë një trajner fantastik”, ka thënë Nedved, i cili pastaj ka folur edhe për Ronaldon. “Për mua, Ronaldo është i paprekshëm. Ai ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2022 dhe do ta respektoj deri në fund”.