Sport

Juventusi është nën hetime

Juventusi është nën hetime për transferime të parregullta dhe tani klubi rrezikon gjobë apo heqje të pikëve nëse shpallet fajtor.

Të premten, “Guarda di Finanza” dhe “Policia Financiare e Italisë” arritën në Continassa, teksa konfiskuan dokumente që kishin lidhje me transferime mbi 50 milionë euro ndërmjet viteve 2019-2020.

Nën hetime janë presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli dhe zëvendëspresidenti i klubit, Pavel Nedved, si dhe ish-drejtori Fabio Paratici, tani te Tottenhami.

Të njëjtat raste i kishin edhe Interi, Milani dhe Chievo në të kaluarën. Skuadrat nga Milano nuk u shpallën fajtore në vitin 2008, ndërsa Chievos iu hoqën tri pikë 10 vjet më vonë.