Sport

Jesus i gatshëm për Fulhamin

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, mund të llogarisë në sulmuesin Gabriel Jesus që është rikuperuar plotësisht nga lëndimi që e mbajti një kohë të gjatë jashtë fushës.

Arteta të premten ka konfirmuar se braziliani është i gatshëm për lojë pas operimit të gjurit dhe ka gjasa të aktivizohet në ndeshjen që Arsenali e luan kundër Fulhamit.

Kjo përballje zhvillohet të shtunën dhe i takon xhiros së tretë të kampionatit anglez.

Jesus i mungoi Arsenalit në ndeshjet me Nottingham Forestin e Crystal Palacen, të cilat i fitoi për të qenë në krye të tabelës.

26-vjeçari iu bashkua Arsenalit verën e shkuar nga City dhe në edicionin e tij të parë në Londër, pati 11 gola e 8 asistime në 33 paraqitje në të gjitha garat.