Sport

Japin dorëheqje drejtuesit e Juventusit

Juventus

Të gjithë anëtarët e bordit të Juventusit, duke përfshirë presidentin Andrea Agnelli, kanë dhënë dorëheqje para asamblesë së jashtëzakonshme, njoftojnë mediat italiane.

Juve ka regjistruar humbje rekorde prej 254,3 milionë euro në edicionin 2021/2022, ndërsa takimi që është dashur të mbahet më 23 nëntor është shtyrë për 27 dhjetor.

Pos Agnellit në bordin e drejtorëve janë edhe Pavel Nedved, Maurizio Arrivabene, Laurence Debroux, Massimo Della Ragione, Kathryn Fink, Daniela Marilungo, Francesco Roncaglio, Giorgio Tacchia dhe Suzzanne Heywood.