Istogu e ka fituar derbin e xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll.
Të dielën mbrëma në Banjë të Istogut, skuadra kampione fitoi 40:39 ndaj Samadrexhës. Ndeshja kishte fund dramatike.
Fetane Uzunlar e Samadrexhës shënoi për 39:39, 28 sekonda para fundit. Pak para fundit arbitrat dhanë penallti për Istogun, për ndërhyrje në Myloslava Borodai. Penalltinë në gol e ktheu Vitoria Vincentini. Dhe Istogu fitoi me 40:39.
Lana Paviçeviq i shënoi nëntë gola për Istogun. Tetë i kishte Astou Ndiaye.
Te Samadrexha, Uzunlar i realizoi 11 gola, ndërsa tetë i kishte Nikelina Franca.