Sport

Ismajli në dhjetëshen më të mirë në pesë xhirot e para

Ismajli në dhjetëshen më të mirë në pesë xhirot e para

Mbrojtësi Ardian Ismajli është njëri prej dhjetë lojtarëve me notën më të lartë në Serie A pas pesë ndeshjeve të edicionit aktual.

Xhiroja e pestë e Serie A përfundoi të martën mbrëma me një fitore befasuese 3:2 të Comos ndaj Atalantas në Bergamo.

Lista e dhjetë lojtarëve me notat më të mira në pesë xhirot e para të elitës së futbollit italian u publikua të mërkurën nga “Football-Italia”.

Ismajli i Empolit ka notë mesatare 6,6. Mbrojtësi i Shqipërisë ka luajtur në të gjitha pesë ndeshjet nga 90 minuta. Empoli nuk ka pësuar asnjë humbje. Ka dy fitore dhe tri barazime.