Sport

Islami largohet nga Feronikeli

Përparim Islami është larguar nga skuadra e Feronikelit. Mbrojtësi i krahut të djathtë nuk do të jetë pjesë e klubit nga Drenasi për sezonin e ri.

Lajmi është konfirmuar nga vet lojtarit në rrjetet sociale.

“Dua të ju njoftoj se nuk do të jem pjesë e Feronikelit. Dua të falënderoj drejtuesit e klubit shokët e skuadrës për këto tri vite sa ishte pjesë e klubit. Së bashku arritëm që t’i fitojmë të gjitha kupat e mundshme”, shkroi Islami.

28-vjeçari gjatë karrierës së tij ka luajtur dhe për skuadra si Trepça ’89, Prishtina, Hajvalia dhe Hysi.