Përparim Islami është larguar nga Drita. Largimin nga klubi gjilanas e ka bërë të ditur të enjten në faqen e tij në Facebook.
Mbrojtësi i krahut te Drita u transferua në vitin 2021 nga Feronikeli, ndërsa kishte kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm. Por ai është larguar nga Drita.
“Falënderoj drejtuesit e Dritës , konkretisht udhëheqësit e klubit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin fantastik. Falënderoj shumë stafin të cilët punuam së bashku gjatë kësaj periudhe njëvjeçare sa isha pjesë e Dritës. Një falënderim shkon për gjithë bashkëlojtarët e skuadrës. E falënderim kanë te gjithë qyteti i Gjilanit si dhe tifozët të cilët na kanë qëndruar gjithmonë afër dhe na kanë përkrahur”, ka shkruar Islami.
29-vjeçari karrierë ka bërë edhe te Hajvalia, Prishtina dhe Trepça ’89.