Sport

Ish-kampioni i Anglisë pranon shumë gola nga Fulhami

Ish-kampioni i Anglisë, Leicester City ka pranuar shumë gola në humbjen nga Fulhami. Leicesteri të hënën pasdite pësoi disfatë nga Fulhami me rezultatin 5:3. Kjo ndeshje i takoi javës së 35-të të Premier Leagues së Anglisë. Willian shënoi golin e parë në minutën e 10-të.

Fulhami shënoi edhe dy gola të tjerë në pjesën e parë. Carlos Vinicius shënoi për 2:0 në minutën e 18-të dhe Tom Cairney në minutën e 44-t. Cairney realizoi edhe golin për 4:0 në minutën e 51-të. Harvey Barnes shënoi për Leicesterin në minutën e 59-të për 4:1, derisa Willian shënoi edhe një tjetër gol për Fulhamin, për 5:1. Njëmbëdhjetë minuta më vonë, James Maddison shënoi nga penalltia për 5:2, kurse për 5:3 në minutën e 89-të shënoi Barnes.

Fulhami është forcuar në vendin e dhjetë me 48 pikë, kurse Leicesteri bie në vendin e 17-të me 30 pikë, sa kanë edhe Leeds United dhe Notthinghami.