Të dielën në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë është mbajtur kampionati i Kosovës në xhudo për seniorë. Ashtu si pritej, kanë dominuar xhudistët e klubit “Ippon”. Ata kanë fituar 12 prej 14 titujve. Distria Krasniqi, Fationa Kasapi, Flaka Loxha, Nora Gjakova, Laura Fazliu e Loriana Kuka u shpallën kampione nëpër kategori. Në kategorinë deri 48 kilogramë e para doli Laurina Gashi e klubit Kodokan.
Edhe te xhudistët vetëm në një kategori nuk fitoi Ipponi. Muharrem Hyseni i Trepçës u shpall kampion në kategorinë deri 60 kilogramë. Loris Sharapolli, Dardan Cena, Akil Gjakova, Arbër Kullashi, Rios Kuka e Shpati Zekaj fituan titujt e tjerë.
Në kampionat morën pjesë xhudistë të klubeve Ippon, Trepça, Polici, Sankaku, Studenti, Kastrioti e Kodokan.