Interi po interesohet për portierin e Nottingham Forestit, Keylor Navas ka njoftuar të martën “Gazzetta dello Sport”.
Bëhet e ditur se Navas tek Interi po shihet si zëvendësim ideal për Andre Onanan, i cili pritet t’i bashkohet Manchester Unitedit gjatë kësaj vere.
Navas në fillim të këtij viti iu bashkua ekipit anglez dhe ka kontratë deri në vitin e ardhshëm, ndërsa karrierë ka bërë edhe te PSG-ja, Real Madridi, Levante e Albacete.
Interi është i gatshëm të ofrojë mbi 5 milionë euro për kartonin e 36-vjeçarit, të cilit i ka ofruar kontratë njëvjeçare me opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër.
Edicionin e shkuar, Navas pati 19 paraqitje në Premier League.