Interesim i jashtëzakonshëm po mbretëron për biletat e ndeshjes finale të plejofit Trepça - Golden Eagle Ylli.
Afër palestrës Minatori në Mitrovicë tashmë janë qindra shikues që shpresojnë për një biletë.
{gallery}
Ndeshja luhet sonte prej orës 20.30.
Te palestra buzë lumit Ibër ka forca të mëdha të policisë e po ashtu pjesëtarë të kompanive të sigurimit.
Interesimi për ta parë Trepçën nga afër është shumë i madh këtë edicion.