Llapi e ka prezantuar edhe sulmuesin Muhamet Hyseni. Hyseni kthehet te skuadra e Llapit pas dy vjetëve të kaluara te Malisheva dhe Feronikeli ’74.
22-vjeçari së fundi në Ligën e Parë të Kosovës me fanellën e klubit nga Drenasi shënoi 16 gola dhe kontribuoi me gjashtë asistime. Hyseni ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin nga Podujeva.
“Duke parë kualitetet e tij dhe sezonin fantastik që ka kaluar me Feronikeli '74 ku me golat dhe asistimet e tij ishte ndër futbollistët më vendimtar, klubi ka qenë i bindur se rikthimi i tij do jetë më se i duhur për fazën ofensive”, shkruan në njoftimin e Llapit. Llapi më herët ka kthyer në skuadër edhe disa lojtar.