Sport

Hysaj do të largohet nga Lazio

Elseid Hysaj

Elseid Hysaj

Mbrojtësi i Shqipërisë, Elseid Hysaj, do të jetë largimi i radhës nga skuadra e Lazios në afatin kalimtar të verës. 

Të hënën “La Corriere Dello Sport” ka raportuar se Hysaj është duke e menduar largimin nga skuadra nga Roma pas tri vitesh qëndrimi.

Mësohet se për Hysajn kanë shprehur interesim disa skuadra nga Arabia Saudite dhe Katari. 
30-vjeçari te Lazio u transferua në vitin 2021 nga Napoli. Në edicionin 2023/2024, Hysaj ka zhvilluar 31 ndeshje me fanellën e Lazios në të gjitha garat. 

Hysaj ishte pjesë e Shqipërisë në Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”. Ai luajti ndaj Italisë dhe Kroacisë.